Rritet ndjeshëm numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë edhe gjatë stinës së dimrit

Rritet ndjeshëm numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë edhe gjatë stinës së dimrit

Instituti i Statistikave të Shqipërisë ka njoftuar se është rritur ndjeshëm numri i turistëve që vizitojnë vendin edhe gjatë stinës së dimrit. Ky Institut njofton se vetëm në muajin e parë të këtij viti, në Shqipëri kanë hyrë 232 mijë shtetas të huaj që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është një rritje prej 34 %. Numri më i madh i vizitorëve është nga Kosova, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi e Greqia por edhe vende të tjera, kryesish nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizitat nga vendet fqinje, kryesojnë në pjesën më të madhe për arsye biznesi, tregtie e turizmi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj kritikon heqjen e simboleve të Kosovës nga kryetarët e Listës Serbe në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ceremonive të betimit …