Rritet numri i lindjeve në prill 2025, mbi 2 mijë foshnje të regjistruara brenda dhe jashtë Kosovës

Numri i lindjeve në Kosovë dhe në diasporë ka shënuar rritje gjatë muajit prill të këtij viti, krahasuar me muajin paraprak. Kështu bëhet e ditur nga raporti më i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, në muajin prill 2025 janë regjistruar gjithsej 2.113 lindje, përfshirë ato të ndodhura si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Nga ky numër, 1.095 janë meshkuj dhe 1.018 janë femra. Në muajin mars 2025, ASK kishte regjistruar 2.061 lindje në total, nga të cilat 1.074 ishin djem dhe 987 vajza. Këto të dhëna tregojnë një trend të lehtë në rritje të natalitetit, që vlerësohet me interes si nga institucionet shëndetësore, ashtu edhe nga ato të planifikimit social dhe ekonomik në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Xhevahire Izmaku jep dorëheqje nga të gjitha pozitat e saj në Partinë Demokratike të Kosovës

Xhevahire Izmaku: Miqtë e vërtetë nuk janë ata që heshtin, por ata që flasin – edhe kur nuk na pëlqen ajo që thonë

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka reaguar ndaj kritikave që po ju …