Rritet numri i vetëvrasjeve dhe i vdekjeve si pasojë e mbidozës në komunitetin shqiptaro-amerikan

Gjatë dy viteve të fundit vërehet një rritje e numrit të vetëvrasjeve dhe vdekjeve si pasojë e mbidozës tek komuniteti shqiptaro-amerikan. Sipas “Zërit të Amerikës”, referuar intervistës me dy terapiste dhe një ndihmës-prokuror në Miçigan, të cilët po ofrojnë konsultime dhe terapi falas për pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan, ka një rritje të numrit të shqiptarëve që përfundojnë në sistemin e drejtësisë, që kanë probleme me substancat narkotike dhe me alkoolin. Pasi analizuam këtë fenomen, kuptuam se në të gjitha rastet një gjë është e përbashkët, shëndeti mendor. Këta njerëz po mundohen të gjejnë një rrugëzgjidhje në mënyrë private dhe individuale, gjë që nuk është rrugëzgjidhje”, thotë për Zërin e Amerikës, ndihmës-prokurori në bashkinë e Oaklandit, Endrit Topalli. Stresi dhe ankthi nga jeta e shpejtë në Amerikë, pandemia COVID-19, sulmet me armë nëpër shkolla dhe lufta në Ukrainë janë disa nga çështjet që rëndojnë shëndetin mendor thonë ekspertët. Organizata Botërore e Shëndetësisë shpjegon  se personat me probleme të shëndetit mendor jetojnë 10 deri 20 vjet më pak sesa pjesa tjetër e popullsisë. Raporti thekson se 1 në çdo 100 vdekje është si pasojë e vetëvrasjes. Në përgjithësi në botë, çdo vit regjistrohen mbi 700 mijë raste të vetëvrasjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …