Luljeta Demolli: Vrasësin e 18-vjeçares në Ferizaj e ka njohur i gjithë qyteti

Rrjeti i Grave të Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për ta dënuar me burg të përjetshëm, Dardan Krivaçën

Rrjeti i Grave të Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për ta dënuar me burg të përjetshëm Dardan Krivaçën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit. Megjithatë Rrjeti mendon se dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët  për veprën dhe pasojat që janë shkaktuar dhe të njëjtit është dashur që t’i shqiptohet dënimi kapital prej 25 vjetësh sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Rrjeti thekson se do të analizojë vendimin për lirim nga aktakuza për dhunim dhe do të monitorojë rastin në instanca të tjera që vendimi i Gjykatës Themelore ndaj Dardan Krivaçës të mos ndryshojë, thuhet në reagimin e Rrjetit të Grave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë ka porositur partitë politike që të mendojnë  çka është më e mira për Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Rainer Rudolph ka porositur partitë politike që të mendojnë …