Rruga fushore, e cila lidhë fshatrat Guri i Kuq dhe Kaznik të komunës së Rahovecit tani po i kthehet normalitetit

Rruga e cila përfshin shumë hektarë të tokave bujqësore tashmë është bërë e kalueshme dhe pa ndonjë pengesë. Sipas fermerëve të kësaj ane, kjo rrugë e pakalueshme ka bërë që shumë tokat bujqësore të mbeten të papunuara si pasojë e vështirësisë së qasjes së fermerëve në tokat e tyre. Në këtë rrugë është bërë zgjerimi, pastrimi, hapja e kanaleve për kullimin e ujit si dhe vendosja e gypave e cila përveç rrjedhjes së ujit, do të shërbej si urë lidhëse për kuqje më të lehtë në këto toka. Komuna e Rahovecit vazhdon të mbetet e përkushtuar në rregullimin e infrastrukturës së rrugëve fushore.

Mund të jetë një imazh i pemë dhe rrugë

Kontrolloni gjithashtu

Përurohet objekti i ri i shkollës fillore “Lan Selimi” në fshatin Lumbardh

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Deçanit, z. …