Mustafa: Prioritetet kryesore rendi, ligji, normalizimi i vendit, të lidhemi fort me interesat shtetërore

Rrustem Mustafa, përdor një metaforë të Dritëro Agollit për të kritikuar politikën në Kosovë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, ka reaguar ndaj zhvillimeve politike në vend me një mesazh të koduar përmes letërsisë shqipe. Mustafa ka cituar thënien e njohur të shkrimtarit Dritëro Agolli: “Zuri dëbora krimba”, një metaforë që përdoret për të përshkruar problemet e mbuluara përkohësisht, por që nuk zhduken. Sipas tij, koha aktuale në Kosovë e pasqyron më së miri këtë shprehje, duke nënkuptuar se shumë çështje të rëndësishme në politikë nuk po zgjidhen në mënyrë të hapur, por po fshihen nën petkun e retorikës zyrtare dhe vendimeve të vonuara. Mesazhi i tij shihet si kritikë ndaj gjendjes së përgjithshme politike, ku, sipas shumë vëzhguesve, përplasjet e brendshme dhe mungesa e transparencës kanë lënë pas dore reformat dhe interesin publik. Mustafa, i njohur për qëndrimet e drejtpërdrejta, ka zgjedhur këtë herë një formë të tërthortë, duke e lënë të hapur interpretimin e fjalëve të tij, por duke dhënë sinjal se nën sipërfaqen e qetësisë politike, problemet vazhdojnë të fermentohen.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: VV po sulmon Kushtetuesen sepse iu hoq nga duart mjeti i bllokadës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e …