Rusia bombardon brenda territorit të vet për të ndaluar depërtimin e mëtutjeshëm të forcave ukrainase

Rusia bombardon brenda territorit të vet për të ndaluar depërtimin e mëtutjeshëm të forcave ukrainase. Ato kanë depërtuar rreth 16 kilometra brenda Rusisë, në rajonin Kursk. Mediet ndërkombëtare njoftojnë përderisa forcat ukrainase po bëjnë përpjekje për të vër nën kontroll sa më shumë sipërfaqe, ushtria e Rusisë ka intensifikuar bombardimet në këtë rajon duke larguar njëkohësisht dhjetëra mijëra banor rus si dhe nisjen e trupave të shumta ruse për ta rivendosur kontrollin në këtë rajon. Qendra e Ukrainës për Strategjitë e Mbrojtjes ka njoftuar se 50 për qind e të gjitha sulmeve ruse, janë duke u realizuar në rajonin Kursk dhe Sumy.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …