leoni

Ukraine

Rusia ka intensifikuar sulmet e armatosura kundër Ukrainës

Rusia ka intensifikuar sulmet e armatosura kundër Ukrainës pasi kjo e fundit fundosi Rusisë një nga anijet e saj më të fuqishme ushtarake të quajtur “Moskva”, në Detin e Zi. Sulmet ruse janë përqendruar në zonën e qytetit Mariopol, Lviv dhe kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Njoftohet se luftimet më të ashpra po zhvillohen në dhe rreth qytetit Mariopol ku thuhet se janë vrarë mijëra ushtar dhe civil. Ministria e Mbrotjes së Rusisë e mbrojtjes ka njoftuar se ka pastrua të gjithë zonën urbane të Mariupolit nga forcat ukrainase dhe se ka bllokuar disa luftëtarë në fabrikën e çelikut Azovstal. Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes Igor Konashenkov, ka theksuar se që nga 16 prilli, forcat ukrainase në qytetin port të rrethuar kishin humbur më shumë se 4 mijë  njerëz. Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka deklruar se 2 mijë e 500 deri në 3 mijë trupa ukrainase janë vrarë në shtatë javë luftë me Rusinë dhe rreth 10 mijë vetë janë plagosur, por nuk bëri të ditur ndonjë shifër mbi viktimat mes popullatës civile.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …