Rusia ka paralajmëruar masa të ashpra nëse nuk plotësohen kërkesat e saj për mos zgjerimin e NATO-s drejt saj

Rusia ka paralajmëruar masa të ashpra nëse nuk plotësohen kërkesat e saj për mos zgjerimin e NATO-s drejt shteteve pranë saj. Moska ka kërkuar garanci që Ukraina dhe shtetet e tjera ish-sovjetike nuk do të anëtarësohen në NATO si dhe që aleanca të tërheqë trupat nga vendet e tjera të ish-bllokut sovjetik. Duke folur sot me ligjvënësit rusë, Ministri i Jashtëm i Rusisë, Serrgei Lavrov ka theksuar se nëse Perëndimi vazhdon me këtë kurs agresiv, Moska do të marrë hapat e duhur hakmarrës. Ai ka vazhduar më tutje se Rusia po pret për përgjigjen amerikane por pritja nuk do të zgjasë pafundësisht. Nga ana tjetër zyrtar të NATO-s kanë vlerësuar se Rusia është duke parashtruar kërkesa të papranueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ragip GJOSHI:  (Di) Kush po harron arritjet dhe dëshiron të fillojë  nga e para ?!  

Ragip Gjoshi: Kosova në agoni institucionale, Kuvendi i bllokuar rrezikon rendin kushtetues

Profesori universitar Ragip Gjoshi, në një analizë të thellë politiko-juridike, ka paralajmëruar për një krizë …