Zakharova

Rusia pret që OKB-ja të marrë masa lidhur me vendimin e Kosovës për ta shpallur “non grata”, një zyrtar rus të UNMIK-ut

Kremlini zyrtar pret që OKB-ja të marrë masa lidhur me vendimin e kryetares së Kosovës për ta shpallur “non grata” një zyrtar rus të UNMIK-ut. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zaharova tha se shpreson që shpallja “non grata” e zyrtarit rus të misionit të UNMIK-ut do ta marrë përgjigjen e merituar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.  “Ne i bëjmë thirrje Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Forcës Paqeruajtëse Ndërkombëtare të Kosovës,  të garantojnë sigurinë e rusëve dhe të gjithë anëtarëve të misionit të OKB-së, brenda autoritetit të tyre sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha kryediplomatja ruse, e cila e cilësoi vendimin e Kosovës si “vazhdimësi e linjës provokuese që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë

Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, …