Rutte pas takimit me Ramën: Shqipëria, një aleate e palëkundur e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi të mërkurën në Bruksel një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Shefi i Aleancës e vlerësoi Shqipërinë si një partnere të besueshme dhe të përkushtuar, duke theksuar kontributin e saj të vazhdueshëm në sigurinë euroatlantike. “Shqipëria është një aleate e palëkundur. Ju do të arrini objektivin e 2 për qind të shpenzimeve ushtarake. Aleanca ka nevojë për një bazë më të fortë industriale, dhe Shqipëria po ndihmon shumë edhe në mbështetjen për Ukrainën”, u shpreh Rutte. Ai nënvizoi gjithashtu rolin e forcave shqiptare në kuadër të misioneve të NATO-s: “Ju po merrni pjesë me trupat euroatlantike në Letoni dhe jeni të pranishëm në Kosovë përmes KFOR-it. Dua t’ju falënderoj që jeni një aleat i palëkundur. NATO mund të mbështetet te Shqipëria – dhe Shqipëria e di që gjithmonë mund të mbështetet te NATO. Faleminderit për gjithçka që po bëni”.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti uron besimtarët për Fitër Bajrami: Paqe, harmoni dhe begati për të gjithë

Ali Ahmeti ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke …