Ruzhdi Jashari: Ahmeti i takon epokës së pavdekshme, ku jetën e përmbylli pokështu në datat epokale të rëndësisē jetike të atdheut

AKADEMI PËRKUJTIMORE ME RASTIN E NJË VJETORIT TË NDARJES NGA JETA, E PROF. AHMET QERIQIT, ORGANIZUAR NGA RADIO KOSOVA E LIRË!
7. MARS 2025 – 7. MARS 2026
Sot, nē Pallatin e Rinisë në Prishtinë, u mbajt Akademi Perkujtues për Prof.Ahmet Qeriqin! Kjo ditë për mbarë KOMBIN tonë është e veqant, ngase shënon edhe Ditën e Mësuesit, shënon Epopenë e Madhe të lavdisë dhe krenarisë së UÇK-së, të themeleve të sajë të lindura në gjakë e sakrificë, DITËN E RIGRITJES, në Familjen Jashari, ku PAVDEKËSIA E ADEM JASHARIT DHE E JASHARAJVE NË PREKAZ DO JETOJ PËRHER NË TROJET TONA!
Kjo ditë ishte pikërisht edhe dita e shkuarjes në amshim e prof.Ahmet Qeriqit, i cili ndonëse na mungon fizikisht, ai në këtë ditë të ngjarjeve të mëdha jeton, me ne, përmes veprave të mëdha jetsore që la për brezat e tashëm dhe të ardhshëm të Kombit tonë.
Sot, në këtë njëvjetor përkujtues, pokështu u përuruan edhe dy librat e lëna në dorshkrim, SAGA E MALMIRIT dhe VEGIMTARI!
Tubimin e bëri madhështor numri i madh i pjesmarrësve; intelektual, të burgosurit politik, bashkëluftëtarët, personalitete të artit e të kulturës, përfaqësues institucionesh e mbi të gjitha gra e burra të devotshēm që dhan shum për vendin.
Ahmeti i takon epokës së pavdekshme, ku jetën e përmbylli pokështu në datat epokale të rëndësisē jetike të atdheut ashtu siç ishte edhe vet prof. Ahmeti!
Qoft përjetsisht i kujtuar! LAVDI E PËRJETSHME VEPRIMTARISË JETËSORE TË PROJ. QERIQIT

Kontrolloni gjithashtu

Sala Berisha Shala: Në cilindo dimension ta vështrosh, Ahmet Qeriqi mbetet një personalitet i rrallë

Në një akademi përkujtimore sot u kujtua dhe u nderua figura e veprimtarit Ahmet Qeriqi, …