– Gjëja më e ultë dhe antinjerzore është ajo kur njeriu, i dorzuar dhe me duar lidhur ekzekutohet…..!
– Gjëja më antinjerzore, është kur një fëmijë egzekutohet, e kur një femër egzekutohet …!
…………………………………………………………….
– Gjëja më e pafalshme është kur ndaj një të burgosuri hidhet zi e terr, para se ai ta ket përfunduar gjykimin…..! etj.
Këto, dhe shumë të tjera, ku edhe KANUNI dhe kodet tona fisnike të lashtësise nuk i pranojnë, kan filluar me t’madhe të lundrojnë pa fije pendese në publik.
Tani, çdo dit shohim, shkrime të fabrikuara nga fundrrinat e ndryshme, me profile të ndryshme, madje edhe nga ana e partive, pozita, por edhe opozita, kundër figurave që nuk janë ma nē mesin tonë, kundër dëshmorëve të lirisë, kundër atyre që dhanē gjak e gjymtyrë, kundër Serbisë okupatore.
E turpshme dhe antinjerzore po del sharja kundër Hashim Thaçit, kundër Jakup Krasniqit, kundër Rexhep Selimit e kundër Kadri Veselit, të cilët janë në burg, të akuzuar nga Dik Marty, UDB – Serbe dhe shpijunazhi rus nderkombëtar, e ne po hudhim baltë, kjo në popullin tonë nuk kalon. Ata janë prapa grilave dhe ti shanë dite e natë!!!
Këto veprime të ulta po i japin, furnizim, dhe shpresë, Serbisë dhe Rusisë …
– I dorzuari nuk ekzekutohet pa gjyq!
– I burgosuri nuk ekzekutohet e vritet para se të gjykohet, madje nga ato fundrrina që janë jasht grilave të burgut!
E nëse këto veprime bëhen për pushtet? janë të pafalshme dhe tepër të ulta. Këto fundrrina, poshtë e lart, po ju japin impute shprese, te gjithë atyre shpijujve që punuan, e punojnë të regrutuar nga Serbia.
LIRIA NUK GJYKOHET. AMERIKA DHE UÇK nuk stigmatizohen. Nuk shahet buka në sofër!
Nga tradita e jonë fisnike – popullore, këto fyrje të ulta janë të papranueshme.
Kosova po vuan por, retë largohen nga DIELLI. Kosova dhe kombi ynë, do të triumfoj.
Ka burra ky vend, qê nuk njohin lakmi, mbi të gjitha, për ta është atdheu!