Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Kritika intelektuale!

Në tranzicionin që po e përjeton shoqëria jonë në Kosovë por, edhe në Shqipëri, duket sheshazi se partitë politike nuk ķanë arritur plotësisht të prekin sedimentin e shtresave të gjëra shoqërore. Ato sillën në grupime të caktuara farefisnore, interesash të ngushta egoiste e kundëthënse, më tepër të njemendësie, se sa të një roli të prekshëm zhvillimor në interesin e përgjithshëm mbipartiak. Partitë, si njena dhe tjetra, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë në kuptimin e gjërë, dërgojnë përpara agjenda partish, me slloganin partiak, nëse vi unë nē pushtet e ndali atë “projekt”, apo e lansoi “këtë projekt”, ndonëse populli fare nuk pyetet si shumicë as për “këtë e as për ate”….
Nuk patëm rast të shohim të pyetet populli qe nga pas lufta per dy dekada e gjysme, në Kosove e per tri dekada e gjysme në Shqipëri me u deklaru me referendum, për çeshtjet madhore qe e mundojne vendin, siç jane problemet energjetike, problemet e sigurise, problemet e sigurimeve shendetesore, problemet e shkolles shqipe …..etj. por, te gjitha keto kaluan si deshira partiake…..!
Mungoi ne kete drejtim edhe kritika intelektuale e mirëfillte. Mungoi guximi intelektual.
Dhe tani; guximi intelktual, edhe nese “guxon”?!, ky guxim i nenshtrohet presionit te rrept, mediokritetit poltikopartiak, shtypit te kurdisur dhe “frikès” intelektuale!
Koha nuk duron, dhe veprimi duhet të guxon pikërisht në universitet, në intelktualēt e mirëfillt të guximit, në grupime patriotike dhe të dijes, në shtresa të gjëra popullore, në ekonomi ……shundi dhe e keqja nuk duhet duartrokitur….!
Nuk pati më tepër se sa 1% as Ushtria Çlirimtare e Kosovës por, ishin të vendosur për ta luftuar okupimin, dhe suksesi doli. U largua nga KOSOVA SERBIA.
Tani pushtet korruptive pa prijashtim duhen larguar, varferia duhet larguar dhe, enegjia elektrike duhet shtruar si “çeshtje sigurie shtetërore” s’bashku me arsimin, shëndetësinë dhe bujqësinë.
Me resurse minerare miliardëshe e popull të varfur, me thëngjill nën këmbë pa energji elektrike dhe me import, me fusha pjellore e miell nga jashtë. Ky është absurdi i demokricisë sonë dhe grupeve politike shkurtëpamse egocentrike në KOSOVËN e pasluftës.
Duhet të largohen ëndrrat! Me rininë që guximin nuk e dorzon për pak euro, ndryshimi rrënjësor do të ndodh!

Kontrolloni gjithashtu

Ali Hertica

Mr. Ali Hertica: Fuqia e gjuhës si mjet propagande politike në Kosovë

Propaganda Mënyra se si paketohet një mesazh përcakton bindjen e tij. Prandaj, gjuha është një …