Tani, më datën 9 shkurt, nisin seancat përfundimtare drejt përmbylljes së procesit 6 vjeçar, kundër krerëve të ÙÇK, dhe liderëve të shtetformimit të Kosovës dhe Pavarësisë së sajë.
Është e ditur, se shumë e interesuar është Serbia dhe shërbtorët e saj për epilogun e gjykimit në favor të saj, pra dënimin e të akuzuarëve, veqmas në pikat e aktakuzës për “veprimtarinë e përbashkët për akte kriminale”, që bazën e kanē te Raporti ANTI – DIK MART.
– Dik Marti, gjatë kohës së luftës 1998/1999 ishte në mbështetje të lëvizjes antiamerikane në Europë kundër intervenimit të NATO-s. I kontaktuar nga shërbimi sekret Serb dhe Rus ishte shumë i përshtashëm, si Senator, që ishte nga Zvicra, në Këshillin e Europës, për incimin e fabrikimeve kundër UÇK- së, e cila ishte motori kryesor që solli, Intervenimin e NATO-s, Çlirimin e Kosovës, Pavarësinë e Kosovës, Administratën – UNMIK-un, KFOR-in, EULEX-in.
Tani, kurë Karle Delponte, ish Kryeprokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar, kishte arritur pajtimin me strukturat e sigurise dhe ato politike të Serbisë, që dyshimet e sajuara prej tyre, të gjejnë hapësirë në hetimet kundër guerilës së UÇK–selë, një gjë e këtill u fut në narrativën e Delpontës kundër UÇK- së përmes DIK MARTIT. Kjo, për faktin e realizimit të lehtë të arrestimit të Millosheviqit. Por Delponte, për mos degradimin e Serbisë për Krimet e kryera, në Kosovë, nga aktakuza e kishte hjekur pikën e “krimeve gjenocidale”, dhe e kishte liruar Serbinë nga dorzimi i detyruar i arkivës së KOS-it dhe UDB- së e SDB- së, natyrisht ju kishte dhënë premtimin srukturave të sigurisë së Serbisë, të “barazimit të viktimës”-Kosovën, me agresionin dhe hollokaustin e tmerrshëm të Serbisë kundër shqiptarëve dhe popullit të Kosovës!
Kombinacioni DIK MART-KARLA DELPONTE, me prapavinë e tyre, në emër “të drejtave të njeriut”, “të humanizmit” dhe “sundimit te ligjit”, nga dekada e parë e pasluftës sajun Raportin, i cili qysh në lindjen e Pavarësisë së Kosovë, me mijëra dokumente të shtyra nga Sigurim shtetror serb dhe egzekutuesit e krimeve në Kosovë, do të nxirret para KE– së, nga ana e Dik Martit, për aprovim. Kjo ishte një akuzë tepër e rëndë sepse bëhej fjalë “per nxjerrje të organeve”, nga ana e ushtarëve të UÇK- së. Kjo, ishte tepër qesharake, por asnjë kundërshtim serioz, i pjekur, e profesional nuk ndodhi në kohën e duhur për hudhjen poshtë të këtyre gënjeshtrave dhe këtyre pretendimeve të sajuara ku UDBA Serbe sigurimi rus tani ishin futur ne Keshillin e Europës përmes Martit.
Nuk kishte fare vetëdije, politika kosovare dhe klasa e saj e re, se çka synonin shërbimet serbe e ruse.
Ato fituan teren dhe hapën shtigje për ta luajtur lojën e tyre, sepse karremin e kishin futur në KE, dhe do te aprovohej ky Raport, i cili pastaj nxorri Gjykatën Speciale, që Kosova e vendosi mbi shpinën e saj.
Një barrë tepër e rëndë dhe e padrejt.
Dik Marty, më von do të del në sipërfaqe me tregimin e tij se, po ndiqej nga shërbimi i sigurimit serb, për t’u egzekutuar, ku pastaj të fajsohej UÇK- ja, dhe me këtë të rëndohej aktakuza kunder të arrestuarëve që po mbaheshin në Hag.
– Tani nuk po futem në aspektin e drejtësisë, drejtësia duhet ta kryej punën e vet, drejt dhe paanshëm, përkundër asaj se, ky gjykim është suigenerisë, asimetrike dhe i sajur padrejtesisht vetëm kundër shqiptarëve.
Ndërkaq për të gjitha pretendimet e pasluftës dhe dyshimet për vrasjet e pazbuluara, shteti ynë do të duhej të merrej me instancat tona të drejtësise. Madje këtu ishte EULEX, që do të duhej t’merrej me këto gjëra, e jo te dal një instancë ndërkombëtare që sfidon juridikisht edhe politikisht shtetin tonë të rij!
– Por, kur jemi tek finalja, tani në sipërfaqe është e dukshme, tejmase interesimi i shteti serb, që ka angazhuar miliona euro dhe makinerinë e tërë të shpijujve, shtypit tē verdhë të llojit të Xhemshit Vudit, të narrativës propogantuese nè media, në publik dhe shkolla për justifikime të denimit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.
Serbia, këtë luftë të filluar më 1987, të humbur më 1999, të humbur me rastin e pavarësisē së Kosovës më 2008, dhe të humbur përfundimisht me aktgjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010, që valorizoi PAVARËSINË E KOSOVËS, përpiqet si “zorra në prush” me gjithçka që ka në dispozicion, ta “damkos”, ta “neutralizoj” dhe të krijojë presedan që ta përdor një aktygjykim të “favorshëm” për te, si letër kundër hapave që sollen PAVARËSINË E KOSOVËS.
Asnjë shqiptar nuk mund t’i gëzohet dënimit të krerëve të UÇK-,se dhe luftës sonë për LIRI!
Vetëm Serbia dhe bashkëpuntorët e saj mund ti gëzohën një dënimi të këtillë!
Ndërkaq duke parë, sfidat dhe kërcnimet që po i përgaditeshin Kosovës nga Serbia dhe Rusia në aleanca me mbeturinat e tyre të sigurisë, NE organizuam dy konferenca ANTI DIKMART. Në Recak të Shtimes, në fund të 2010, dhe në Prishtinë në Grant në fillim të 2011.
Por, ky ishte një përkushtim serioz i largpamësve, por i papërfillur nga shkurtpamsit shtetëror në nivelet lokale dhe qëndrore.
https://www.radiokosovaelire.com/ruzhdi-jashari-per-nje-angazhim-serioz-kunder-lojerave-te-duk-martit-dhe-padi-kunder-serbise-per-gjenocid-ne-kosove/
Në vazhdim, në retrospektivë, e keni artikullin e hershēm të botuar, që shtjellon më në hollësi këto arganizime!
Ruzhdi Jashari: Për një angazhim serioz kundër lojërave të Dik Martit dhe padi kundër Serbisë për gjenocid në Kosovë – Radio Kosova e Lirë
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
