Por, i gjithë populli, kur i nënshtrohet çfarëdo udhëheqjeje abuzuese e mashtruese, pa përjashtuar pushtetet lokale, aty ku buron jeta qytetare, dhe aty ku direkt shkelën të drejtat njerëzore, në emër të një kolltuku, në emër të një vendi pune, në emër të një përfitimi personal, duke qenë i verbët karshi të ligave që i bëhen vendit dhe të ardhmes së përgjithshme, lirisht mund të themi se kemi rënë në agoni!
Nëse i referohemi shembullit të UÇK-së, 98/99, që i tha stop servilizmit, i tha stop okupimit dhe doli para soldatesës serbe te gjenocidit mbi popujt e Ballkanit, dhe veçmas mbi popullin tonë – KOSOVËS, e ardhmja e jonë si shtet dhe komb është e ndritshme.
Shpallja e luftës kësaj mortaje është jetike!
Por, duhen njerëz të provuar e jo lazdrana abuziv e korruptiv!
KOSOVA KA KËSI HERONJË TË KËSAJ KOHE!
Prandaj po e mbylli me këtë thënie:
“Koha nuk është për aktrime, jeta është për të jetuar; nëse nuk je ai që je, ti dhe unë nuk kemi për çka të flasim” – të Mira Furlanit.