Sa herë i kujtojmë heronjtë epik, si që kujtojmë Mujë H. Krasniqin dhe heronjtë e tjerë të UÇK-s dhe të gjithë Shqiptarisë.
Na vjen në mendje e na duket para syve Heroi prof. Ahmet Qeriqi, që na la zbrazëti në Kosovë e në gjithë shqiptarinë. Ishte hero i gjallë, me veprat heroike të tija, me fjalën dhe besëlidhjen me Dëshmorët, në realizimin e qëllimeve të përbashkëta dhe të amanetit të tyre!
Ishte i tillë Ahmeti që vdekjen e ndoqi, i shkoi shpesh afër për ta zënë! Ahmeti u njësua me Heronjtë dhe Dëshmorët duke luftuar për ta realizuar amanetin e tyre për çlirim dhe lirinë e popullit e të Atdheut. Ahmeti kishte në vet veten e tij heroizëm dhe diti të shkruaj e të flasë për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit!
Ahmeti ishte dhe mbeti i veçantë dhe shumë dimensional! Në të gjitha segmentet e jetës dhe në të gjitha fushat dhe shtigjet e shqiptarisë, na ishte i madhi Ahmet Qeriqi.
Sa do kohë kalon, me veprat e tija, me jetën dhe të kaluarën e tij, shihet, takohet dhe kujtohet madhështia e Ahmetit!
Ahmet Qeriqi na la porosi me gojë sa herë u takuam, por i la të përjetshme që kurrë nuk zbehen, veç shkëlqejnë ndër shekuj, në historinë e lavdishme shqiptare të shkruara me dhjetëra vepra!
Cilësitë e Ahmetit janë të arta, sado t’i mbulojë koha, kurdo që shpalosen janë ari që çdo herë vlerën e kanë ma të madhe!
Ia la Kosovës pasardhësit që me devotshmëri zbatojnë amanetet e prindit; në jetën e përditshme vazhdojnë hapave e rrugës që na i trasoi Heroi i gjallë çlirimtari.
Tani Hero në përjetësi e kujtojmë me nderim, i qoftë LAVDI!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
