Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: ÇLIRIMTARE PEKA!

ÇLIRIMTARE PEKA! Në përkrahje të shkrimit tënd të 10 shtatorit 2025, shumë të arsyeshëm dhe kuptimplotë.
Dua të shtoj diçka, jo për t’u dukur përtej asaj që ti e ke shkruar, por për ta fuqizuar atë që ti e ke paraqitur!
Kjo gjykatë u ngrit me organizimin e pan-sllavistëve!
Ata e paguan shumë Dick Martyn, Carla Del Ponten.
Ata serbo-sllavo-rusë përgatitën shumë dokumente dhe konstruan shumë dosje për ngjarje të sajuara (të paqena) me montues e shpifës të fshehur prapa perdeve!
Bazuar në këto argumente fallco, të konstruara e të shpifura, po i gjykojnë çlirimtarët!
Çlirimtarët po akuzohen dhe duan t’i dënojnë me ligjet e Jugosllavisë!!!
Këta të gjykatës mbështeten në arsyeshmërinë se atëherë, kur janë kryer veprat, kanë qenë këto ligje në fuqi.
Por realiteti dhe drejtësia e rrëzon këtë argument të pabazë.
Sepse këto ligje janë luftuar nga UÇK-ja me luftë të domosdoshme çlirimtare mbrojtëse, të drejtë të pastër dhe pa dëme kolaterale!
Këtë luftë e njohën dhe e përkrahën Aleatët dhe NATO si të drejtë, si dhe çlirimin si domosdoshmëri për popullin shqiptar të shtypur, të masakruar, të dëbuar deri në gjenocid të pashembullt e barbar!
Absurdi është se i gjykojnë me ligjet e pushtuesit, kur për heqjen e këtyre ligjeve u derdh shumë gjak dhe shumë sakrifica, deri sa edhe NATO u angazhua!
Kjo gjykatë ka bërë shumë shkelje të procedurave, por më e rënda është pse përdor akuza të Serbisë e të spiunëve, me akuza të shpifura! Kuptohet sikur gjykata po i kryen porositë e atyre që e sponsorizuan me akuza e para.
Siç kuptohet, gjykata nuk po e njeh shtetin e Kosovës dhe po sillet me UÇK-në sikur ta kishim humbur luftën. Gjykata nuk po do ta pranojë Kosovën e çliruar!
Kjo gjykatë kudo mund të jetë, por e Kosovës jo!
Kjo gjykatë thirret në emër të popullit, e cili popull gjykon çlirimtarët që ia sollën lirinë?!
Në emrin tim të mos thirret, kështu thotë tanë populli!
Rroftë Kosova e lirë dhe e pavarur!
Liri çlirimtarëve!

Kontrolloni gjithashtu

Adresimi i Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e Ditës së Pavarësisë, 8 Shtator

Adresimi i Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e Ditës së Pavarësisë, 8 Shtator

Të nderuar qytetarë, Përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut është gjithmonë shkas …