Disa punët e Atdheut po i shohin si kontratë biznesi!
Pa filluar fare, pyesin sa kushton dhe cili është fitimi!
Na bënë horë disa dordoleca, që kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare nga dy javë, disa edhe gjashtë javë, si dhe kanë qenë të paguar – disa me rrogë mujore 1000 DM, e disa me 4000 DM për njëherë!
Dhe kanë çliruar aq vend, sa zabelet e mia!
Ama na lodhën me shkrime e në TV.
Ore ju po barazoheni me ata që ishin kundër luftës, pse po e ulni vlerën e luftës, sa që po u jepni arsye atyre që s’bënë luftë dhe ishin në anën e armikut, të thonë: “Edhe këta s’paskan qenë gjëkundi!”
Këta tipa s’lanë kënd me folur – vetëm këta flasin për heroizmat e sakrificat; vetëm aty ku paskëshin luftuar ata, paska qenë zor e rrezik!
Ky takëm është si lopa e keqe: edhe jep qumësht pak, edhe ta derdh me shqelm!
Patriotizmi e atdhetarizmi nuk janë stinorë, por të përjetshëm!
Kultivohen gjenetikisht, rriten, zhvillohen, brymoren, forcohen dhe i kanë rrënjët në gjak!
I thua vetes patriot, e asnjë sakrificë s’e ke bërë; aspak gjak s’të ka rrjedhur nga damarët e trupit për tokën e Atdheut tënd!
Edhe ato pak të mira që t’i numërojnë në gishtat e një dore dhe që peshohen me një dorë…
Boll më duke u thirrur në merita, se u bëtë horë!
Ke ndonjë vlerë që të çmohesh sot?
A bën ndonjë përpjekje pozitive për të mirën e vendit dhe popullit, apo i shfrytëzon të tjerët dhe je shndërruar në derr të ngopur?!
Çdo kohë matet me kandarin e vet; e sotmja të vlerëson kush je sot, e ardhmja për atë çka ke bërë në të kaluarën!
Lëviz ore dordolec e fjalaman, lëri lavdet e fodullëkun, o hajvan – detyrim është me e bërë detyrën ndaj Atdheut, që ia ke borgj!
Vjen shkjau nga Beogradi me vdekë për me ta marrë Prizrenin e Tiranën, e ti ikën ore derzi!
Ti di veç me ia sharë nënën!
Tradhtarët para armikut si minjtë;
për vëllain e një gjaku, si hije e çoroditur!
Atdheu përherë do atdhetarë, jo veç një të mirë që e bëre njëherë e pastaj çdo ditë pallë si gomar!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
