Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Fronti anti-UÇK po i lufton çlirimtarët, edhe aleatët po heshtin

Komandant, Sadik Halitjaha ka reaguar ashpër ndaj asaj që e quan “front anti-UÇK”, i cili sipas tij është formuar nga armiq të jashtëm e të brendshëm që synojnë të përçmojnë luftën çlirimtare të UÇK-së dhe të dëmtojnë figurat e saj. Ai kritikon zëvendësimin e fjalës “luftë” me “konflikt”, si tentativë për të mohuar çlirimin dhe për ta paraqitur Kosovën si pjesë të vullnetshme të Jugosllavisë. Halitjaha akuzon gjykatat, mediat dhe një pjesë të klasës politike për përndjekje të çlirimtarëve përmes dosjeve të fabrikuara dhe gjykimesh të padrejta. Ai shprehet se ish-luftëtarët janë lënë pa mbështetje, të papunë dhe në kushte të rënda jetese, ndërsa disa janë shtyrë drejt vetëvrasjes. Kritika të ashpra adreson edhe ndaj aleatëve perëndimorë që, sipas tij, pas çlirimit e çarmatosën popullin dhe nuk lejuan formimin e ushtrisë. Ai përfundon me thirrjen që UÇK-ja është ende gjallë dhe se populli duhet t’i dalë zot çlirimtarëve dhe vlerave të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi dënon thirrjet raciste në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve raciste …