AFRIM ZHITIA NJËRI NGA HERONJTË MA TË SPIKATUR
Afrimi Lindi më 14 janar 1965 në fshatin Llugë të Besianës i biri i nënës Qamë e i Babë Osmanit, Vëlla me Sylën e Naimin dhe i motrës Sahadete. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa vazhdimin e shkollimit të lartë e vazhdon në Prishtinë.
Si i ri në moshën 16- midhjet vjetarë merr pjesë në demonstratat e viteve 1981-82-83,Podujeva si vatër patriotike i vazhdoj demonstratat edhe pas vitit 81, edhe dy vite pas me përpjekjet për të u ngritur në kryengritje të armatosur, si që ka qen ideja e organizatorëve të para 81-shes. Atëherë ashtë menduar se pasi që populli do të protestoj dhe nuk do të ndalet as pas dhunës pushtuese.
Të identifikuarit si organizator, do të ndiçën ata nuk do të ktheheshin në shtëpi dhe nuk do të dorëzoheshin në duart e milicisë e të UDB-s kështu që dalja e tyre në ilegalitet, do të krijoheshin grupe guerile. Kjo ide dhe strategji u bërë vepruese vetëm nga Llapjanët që zunë prit me 1 prill 1981 në Besi dhe i ndaluan milicin dhe paramilitaret armik që vinin me autobusë e kamionë nga Nishi,i çarmatosen dhe e mbajtën me orë të tëra rrugën e bllokuar Podujevë- Prishtinë. Ato armë të kryengritësve të marra nga milicia e Jugosllave janë përdorë në luftën e UÇK-s nga kryengritësit që kur filloj lufta u banë luftëtar të UÇK-ës.
Kjo frymë e lartë patriotike në trevën e Llapit e filluar nga i pa vdekshmi Adem Demaqi, Ahmet Haxhiu, Bajram Ajeti, Besnik Restelica, Ali Ajeti, Bedri Ajeti, Xhyle Krasniqi, Sabri Kiqmari ma vonë me qetën e Llapit, në të më falin që nuk po mundem të gjithë të i përmendi në ketë shkrim, dihet kush e tërhoqën e barten Ali Ajetin të vrarë në protestë Sabri Kiqmari, Shaban Mangjolli, Basrie Murati, Halimja (liria) Ramadani dhe të tjerë.
Heroi Afrim Zhitia nga familja atdhetare e Zhitialive brumoset me idetë patriotike Atdhetare. Fillon lidhjet në rrethin e tij si me Heroin Fari Fazliun të birin e një familje Heronjsh pos Fariut edhe Barih Fazliu i cili ra në Luftën e UÇK-s, Kjo familje shumë atdhetare.
Në kohen kur Afrimin e marrin dhunshëm në ushtrinë Jugosllave pa i mbushur akoma 19 vjet, atje sikur se shumë Shqiptar tjerë që i vritnin e i dënonin me vite të shumta të rënda. Më 8 vite burg e dënuan edhe Afrimin nga këto i mbajti 4 vite. Gjatë burgut u takuar me shumë të burgosur politik shqiptar, janë të shumtë që kanë bashkë vuajtur në burgun e Pozharevcit e në burgje të tjera .
Kur Afrimin a marrin ushtar më 1984 në Kosovë u konsoliduar Organizata Marksiste Leniniste, OMLK- kjo ishte avangarda udhëheqëse (pararoja e LPRK-s. Deri sa Afrimi, Fadili, Murati, Bardhyli, Naseri, Ibrahim Shala, Ramadan Avdiu të gjithë këta e shumë të tjerë në burgje e kazamatet Jugosllave.
Në Kosovë Vazhdonte vrullshëm jeta Organizative, deri sa u krijuar dhe formësuar në nivel Organizate, nga grupet dhe treshet ML u krijuar për herë të parë Komiteti Qendror, kjo Organizatë veproj me të gjitha mundësit deri në muajin nëntor 1985, në nëntor bien shumë nga udhëheqësit të Komitetit Qendror në krye me Sekretarin politik të Organizatës Xhabir Morina, si dhe sekretarin organizativ Bashkim Mazrekun me shumë anëtarë të tjerë nëpër celulat e organizatës.
Fal strategjisë së mirë të lidhjeve brenda e jashtë vendit me degën që e kishim a në Zvicër. Këta dega nga Zvicra e dërgojnë Shaban Mujën- Besnikun e Organizatës i të gjitha proceseve, ky vjen me kontakton mua Sadik Halitjaha, Halil Krasniqin, Xhavit Hazirin, Hajdin Abazin kështu që ne vazhdojmë ta riorganizojmë organizatën duke i bashkuar celulat dhe aktivistet të shkëputur me goditjen e madhe nga UDB-a dhe milicia gjatë muajt nëntor 1985.
Ne në dhjetor edhe se ishim me ilegalet nëpër duart tona, Xhavit Halitn, Mustaf e Emrush Xhemajlin dhe të tjerë. Ne vazhduam në riorganizimin e Organizatës me përfshirje horizontale Kosovën dhe Viset Shqiptare, ndërsa vertikalisht deri në Komitetin Qendrorë.
Pas daljes sime nga burgu i intensifikuam takimet me Shaban Mujën si dhe shokët e lartpërmendur dhe të tjerë, Kujtim Krasniqi (Sahiti), Shaban Xhemajli, Ahmet Hasani Bedri Ajeti, Bajram Aje Bujadin Hasani e të tjerë, deri sa i lidhem kontaktet me celula e rrethe. E Krijuam Komitetin Qendrorë më datë 10 dhe11 qershor 1986 këtu u zgjodhën udhëheqësit apo si që i quanim ne atëherë përgjegjësit, Sadik Halitjaha sekretar politik (Halimi), Ahmet Hasani sekretar organizativ (Agroni) Shaban Muja ndërlidhës brenda jashtë vendit (Magjupi) Bedri Ajet, Bujadin Hasani, Shaban Xhemajli, dhe anëtarë të tjerë, për ketë ngjarje të rëndësishme i njoftuam degën Jashtë vendit në Zvicër me shkrim përmes Shaban Mujes.
Ky Komitet Qendror me komitete të rretheve dhe shumë celula ka funksionuar deri më 26 mars 1988,pasi që deri në ketë datë kanë qen të detyruar të largoheshin Xhyle Krasniqi, Sadri Ramabaja, Ahmet Hasani dhe disa të tjerë pas ndjekjeve aktive nga UDB-ja filloj të bije fuqia e aktiviteteve.
Më 26 mars nga ndjekja që më bëhej për të me burgosur për herën e 4 u detyrova të largohem nga Kosova, me propozimin e Organizatës, Kalova në Shqipëri, më në detaje e kamë të shkruar në libër.
Nga Shqipëria me ndihmën e organeve të Shtetit, i ri lidhem shokët brenda në Kosovë, gjithnjë për mes katalizatorit Shaban Muja porosia ishte që Fadil Vatën ta lidhte me shokët e tjerë dhe kështu u bërë. Pasi që u rilidhen Komitetet që nuk ishin të shkatërruara, dërgohen delegatet për ta ri organizuar Komitetin. Kështu dhe mbahet mbledhja konstituive e Komitetit Qendror me 10 qershor 1988. Zgjidhen organet dhe ndahen Përgjegjësit, ketë mbledhje din më se miri me e shpjeguar Selim Gashi, Sabri KIiqmari , Shaban Muja.
Këtu zgjidhet Sekretar Politik i OMLK-s Fadil Vata,Sekretar organizativ Sabri Kiqmari, deri në mbledhjen e Devetakës atëherë caktohet Afrim Zhitia sekretar Organizativ i OMLK, Kështu që OMLK udhëheq LPRK-n deri sa me 1991 shkrihemi bashkë.
Më 1989 i dërguam dy Udhëheqës të OMLK-s nga dega jashtë vendit nga Zvicëra, ju dërguam përforcime me kuadro shokëve brenda Vendit në Kosovë Ali Ahmetin dhe Hajdin Abazin, atëherë kur ju duheshin më së shumti atëherë kurë Populli i Kosovës përballej me protestat masive të popullore me 1989.
Këta të deleguarit nga Zvicra, i pret i madhi Ahmet Haxhiu (Baca) dhe i armatos me armë, si dhe ju mundëson qarkullimin, nëpër Kosovë.
Në këto rrethana Fadil Vata, Afrim Zhitia,Fari Fazliu, bashkë me shokët të ardhur nga Zvicra Alia dhe Hajdini përgatitnin parulla e shkrime, paraqitnin kërkesa në emër të Studentëve të Minatorve e të Popullit Shqiptar të Kosovës drejtuar Jugosllavisë, Fadili, Afrimi ju drejtoheshin studentëve në sallën sportive 25 maji, tani 1 qershori. Si dhe në miniera me porositë për minatorët, në këto veprime Afrimi dallohet në organizim, shkathtësi aftësi, e trimëri në veprime. Me siguri edhe UDB-ja i identifikon dhe ju bjer në gjurmë, Afrimi dhe shumë shokë e kishin strehimin e besuar të familja patriotike e besnike e Fahri Fazliut.
Në nëntor e nxjerrim jashtë vendit nga ilegaliteti i thellë në Zvicër Fadil Vaten për dy arsye, e para ju kishte rrezikuar qëndrimi brenda vendit nga ndjekjet aktive të UDB-s ,
E dyta ati i duhej shërim jashtë vendit, nga se e kishte rënduar tepër sëmundja e shkaktuar në burg ma herët, në këso rrethana Fadili mori pjesë si Udhëheqës i Organizatës, në mbledhjen e dytë të përgjithshme të degës së LPRK në Zvicër.
Bardhyl Mahmuti dhe Shokët tjerë përpiqeshin të mos bien në dorën armike, në ditën kritike po sa ndahen në Kodrën e Diellit, Bardhyli me Afrimin e Fahriun, këtyre dyve të fundit pa e hetuar e kuptuar fare, ju fillon rrethimi nga milicia Jugosllave e përforcuar me autoblinda dhe armë të gjata për luftë. Kur arrin të ju bëjnë rrethim të shumëfishtë e të pa kalueshëm i thërrasin për dorëzim.
Trimat e pa epur ju përgjigjen me zjarr, fillon beteja e pa barabartë dhe zgjat përafërsisht 10 orë deri sa ju harxhohen fishekët, vriten në luftim të pa barabartë pa shkuar gjak falë dy Heronjtë, dy trima në përballje kundër qindra milicëve jugosllave.
Këto krisma të këtyre trimave u bën jehona e luftës çlirimtare, këta ishin para rënësit e UÇK-s ishin dhe janë ndër Heronjtë e paktë që rezistuan me armë, në mos dorëzim , si që ishte edhe Nuhi Berisha e Rexhep Mala, Bajram Bahtiri. Si dhe ma vonë Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Akif Zenullahu, të gjithë këta ishin të vetë dijshëm se nuk dalin fitimtar, mbi gjithë ato forca armike, por qëllimisht bën sakrificë për të mos u dorëzuar më askush, shembull për të tjerët që të filloj rezistenca me luftë kundër pushtuesit.
Vërtet u bën rrugë rrëfyesit e luftës për liri dhe simbol të sakrificës, të besës, trimërisë e të mos dorëzimit përballë cilës do forcë armike.
Më këto porosi dhe më ketë ideal luftuan luftëtarët e UÇK-s deri në fishekun e fundit për liri a vdekje.
Në betejat dhe luftën e pa barabartë ranë pas këtyre Heronjve edhe 2576 dëshmor dhe u plagosen mbi 4000 luftëtar të UÇK-s Lavdi Heronjve, Dëshmorëve luftëtarëve dhe ideologëve e Veprimtarëve atdhetar. Lavdi Heronjve më të spikatur Afrim Zhitia dhe Fari Fazliu që ranë në luftim më 02- 11- 1989 në Kodrën e Diellit në Prishtinë
A po i nderojmë e vlerësojmë sa e si duhet Heronjtë?
Meritore ishte bërë shtatorja që u zbuluar , Po ashtu madhështor edhe Obelisku, por a mjafton vetëm në fshatin e lindjes kur ata janë Heronj Kombëtar.
A duhet të flasin ata që nuk i njohën dhe nuk din sa duhet, dhe atë që duhet, për Heronjtë, pse bëhen improvizime, uzurpojnë foltoren pushtetarët aktualë që në kohen dhe me veprimet e Heronjve as gjë kund nuk ishin. Si ka mundësi edhe shokët e dikurshëm të idealit të kamuflohen sikur nuk paskan qen Marksist Leninist as Enverist. Ku e kanë hallin, a kanë rrejt atëherë që thoshin se ishin, apo tani që nuk e thonë?! I pyes të sqarohen ishin ndonjë herë Shqiponja apo pula përherë. Ndoshta po rrejnë për interesat personale e pushtetarë, të paraqiten më të moderuar se kështu i dashka koha e demokraturës.
Nuk kem të drejt ta mohojmë historinë e Heronjve e të Dëshmorëve të etapës (kohës) kur ata vepruan dhe e dhanë jetën me ato ideale për ta çliruar vendin. Cili ashtë ideali i pushtetarëve të sodit që e ndërrojnë lëkuren si Kameleoni apo kanë pësuar metamorfozë. Historia është iverzibile dhe nuk mundet askush, nga kjo etapë ta ndryshon kohen e kaluar kushdo qofshin ata makiavelist, hipokrit a po narcizoidë, që mendojnë çdo gjë fillon dhe mbaron me ta.
Shqiptaria përherë ka bërë luftëra të lavdishme dhe shumë herë ka korrur fitore në fushë beteja, por jemi të pa fat se pas lufte hipin në udhëheqje jo meritoret, dhe pasojat vazhdojnë pas lufte, sepse trima dalin shumë nga ata që nuk din qeshtë lufta.
Spiunet e tradhtarët paraqiten patriot, ndërsa patriotet çlirimtarë i ngjyrosin i përbaltin nga se janë pakicë, shumica e turmave i mundë me vota, e pastaj i shtyp e i keqpërdor pushteti, i denigrojnë e anatemon duke i diferencuar nga rrethi shoqëror.
Nuk ashtë turp ta themi të vërtetën, që ne Enveristet e përgatitem më dekada dhe e bëmë luftën të suksesshme, kuptohet bashkë e çliruam Kosovën me ndihmën e gjithë popullit dhe me Aleatet. Lufta ishte gjithë Kombëtare dhe liria ju takon të gjithëve. Ama strategët dhe bartësit e peshën kryesore të luftës e bënë Enveristet.
Kurrë mos mbet kombi pa idealistë e pa luftëtar, që e mbrojnë Atdheun sa herë ka nevojë.
Lavdi Çlirimtarëve, Lavdi Heronjve dhe Dëshmorëve.
Rroftë populli Shqiptar i bashkuar dhe i lirë në tokat e veta.
21-shtator 2025
Sadik HALITJAHA