Komandanti i luftës së UÇK-së, njëkohësisht veprimtar dhe ish-i burgosur politik, Sadik Halitjaha ka bërë publike kërkesat për protestën që do të mbahet nesër, më 7 gusht 2025, kundër Gjykatës Speciale.
Kërkesat kryesore përfshijnë:
– Jo Gjykatë të paligjshme!
– Jo Gjykatë të dhunshme!
– Jo Gjykatë pa legjitimitet!
– Jo Gjykatë satanike!
– Mos e gjykoni viktimën!
– Në Kosovë ishin dy palë në luftë!
– Dick Marty, shpifës i paguar!
– Poshtë rezoluta e BE-së e shpifur nga Dick Marty!
– Çlirimtarët e kanë legjitimitetin e popullit!
– Mos na e gjykoni lirinë!
Protestuesit dhe qytetarët e Kosovës kërkojnë që çlirimtarët të mos gjykohen dhe që të mos gjykohet gjaku i derdhur për liri, lufta mbrojtëse çlirimtare që ishte e drejtë dhe e mbështetur nga aleanca e NATO-s. Sipas tyre, Gjykata Speciale që vepron jashtë Kosovës dhe bazohet në ligje të Serbisë është jolegjitime dhe joligjore. Ata theksojnë se vepra të supozuara gjatë kohës kur Kosova nuk kishte sistem të vet ligjor, nuk mund të dënohen. Përmes kësaj proteste, kërkohet abrogimi i rezolutës së propozuar nga Dick Marty – të cilin ata e cilësojnë si shpifës të paguar nga qarqe armiqësore ndaj Kosovës.