Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Shkelja dhe përbuzja e vlerave të luftës dhe gjakut të derdhur për Liri- Kjo sjellje na qon në vëlla vrasje

Me hir apo pa hir, dikush po i fryn këtij zjarri. Këta janë lloji i Shkëlzen Gashit, Baton Haxhiut, Berat Buzhalës, Hekuran Muratit, Nexhmedin Spahiut e të tjerë. Këta po e kryejnë punën e argatit të Serbisë, pa ju ardhur as turp, as frikë!

Deri sa organet e rendit thirren me të drejtë në mungesë të ligjit.

Ligjvënësit me shumicë janë kundër vlerave, që i bie se me vetëdije po e keqpërdorin votën e popullit dhe betimin në parlament! Të gjitha po i shkelin për interesa meskine partiake e grupore, duke i shërbyer armikut të Kosovës!

Luftëtarët e çlirimit të Kosovës bënë të pamundurën për ta çliruar vendin, për ta krijuar parlamentin, policinë, ushtrinë dhe institucionet tona.

Këtyre luftëtarëve tani po u duhet të protestojnë për padrejtësitë që po u bëhen!

Kush dhe pse e bën këtë përçarje deri në vëlla-vrasje, kujt i duhet kjo gjendje?!

Këta duhet t’i mbrojë ligji për vlerat e luftës, edhe pas 26 viteve në liri. Ky ligj nuk u aprovua, nuk u aprovua asnjë ligj për ruajtjen e vlerave dhe dinjitetit të luftëtarëve.

Gjë që po shkakton pakënaqësi e përçarje te luftëtarët, duke lënë hapësirë keqpërdorimeve dhe shkeljeve mbi vlerat dhe luftën çlirimtare.

Nuk ka ligj për garantimin e muzeut të luftës, mbrojtjen e uniformës dhe emblemave të luftës, emrit të UÇK-së, varreve të dëshmorëve dhe të lapidarëve, që të mos guxojnë t’i shkatërrojnë vandalët!

Të ruhen dhe prezantohen drejt ngjarjet në libra e në histori; po ashtu, historia e luftës ta ketë vendin dhe hapësirën në librat shkollorë. Të mbrohen me ligj keqpërdorimet dhe shkeljet nga spiunët dhe kriminelët.

Të gjitha duhet të rregullohen me ligj dhe të mbrohen nga ligji, e jo me protesta të luftëtarëve, sepse kjo i bie sikur të protestojnë ata që e krijuan shtetin e pavarur dhe institucionet e këtij shteti! Ju ua bëtë jetën të vështirë e të pamundur, sa mbi 100 bënë vetëvrasje, e me mijëra dolën nga vendi të cilin e çliruan. Të detyruar të mbijetojnë, u larguan nga Kosova e lirë!

Si nuk ju vjen turp të gjithë pushtetarëve e ligjvënësve që nuk e mendojnë se pa këta luftëtarë, pa këtë luftë, pa dëshmorët e invalidët, ku e kush do të ishin këta që janë në institucione?!

Pse këta pushtetarë s’e mendojnë që çdo shkallë që ngjitin e zbresin është nga një dëshmor, që këta po e shkelin me këmbët e tyre këtë gjak!

Kush po e dëshiron vëlla-vrasjen dhe luftën civile ndër shqiptarë?!

Në dëm të kujt shkon një gjakderdhje ndër shqiptarë?!

Uroj të jemi të ndërgjegjshëm për t’iu larguar këtyre të këqijave katastrofale që po i imponohen popullit. Në këtë rast po ngacmohen e goditen vazhdimisht veteranët nga kjo qeveri!

Fillimisht mospërfillja dhe mohimi, tani përbuzja dhe nënçmimi!

Ata që nuk kanë qenë në luftë nuk e dinë ç’do të thotë shkelja e një të plagosuri apo të vrari, që kanë mundur të vriten edhe dhjetë të tjerë duke e tërhequr për ta shpëtuar!

Ju nuk do ta kuptoni kurrë që një bashkëluftëtar në luftë është më i afërt se vëllai e familjari. Sa jeni ju të vetëdijshëm për njerëzit dhe emrat e të vrarëve dhe të kidnapuarve?!

Ju, kur flisni, nuk keni parasysh ndjeshmërinë dhe dhimbjen, por flisni me numra sikur të ishin kokrra të numëratores!

Turp deri ku e keni degraduar këtë kategori të viktimave, edhe më turp që jeni duke vazhduar të shkelni mbi dëshmorët dhe luftëtarët, edhe ata që i lanë gjymtyrët për lirinë e këtij populli!

Ju i hoqët nga paga ligjore, me qëllim të luani me dinjitetin e luftëtarëve dhe t’i konsideroni të paligjshëm!

Thirruni mendjes, o dordolecë, sa s’është vonë, se nuk ju shkon kungulli mbi ujë gjithmonë!

Do të hyni në antihistori dhe vendin do ta keni në koshin e plehrave!

Lavdi luftës çlirimtare,
Lavdi dëshmorëve,
Respekt luftëtarëve të lirisë.

30 mars 2026
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Milaim Sylejmani

Milaim Sylejmani: LUFTA PAS LUFTËS

Kur historia e Kosovës rishkruhet me “bojën” e propagandës serbe Në historinë e popujve që …