Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: SOT NË SHKOLLËN ISA BOLETINI NË BESIANË!

Ministrja Rizvanolli! Paralajmëroi popullin se do të kemi sfida të mëdha, pasi që riparime të mëdha do të ketë në termocentralet tona!
Këtë sfidë u desh ta presë Qeveria, jo të bien në kurriz të popullit!

Edhe pas një mandati e gjysmë, asnjë hap nuk e bëri kjo qeveri ta garantojë me rrymë të mjaftueshme popullin!

Kjo nuk është befasi, por vazhdimësi e keqe pa fund!

Populli thotë ma mirë fundi i një të keqeje, se sa e keqja pa fund!

Dua të thërras me zë të madh: ndaleni dallaveren dhe hajninë me shitblerjet e energjisë elektrike, duke e shit lirë e blerë shtrenjtë. Ndërsa të padukshmet përfundojnë në xhepat e qeveritarëve!

Populli thotë nuk mbahet magjja me miell hua!

Si ka mundësi brenda dy viteve të fundit të rritet çmimi i rrymës 50%, e rrogat as 5% — si ta përballojë populli!
Populli duhet të protestojë pra Qeverisë, jo pra KEK-ut e KEDS-it!

Qeveria e Kosovës nuk don t’i sigurojë rrymë të mjaftueshme popullit dhe s’ka si e justifikon këtë qëllim poshtërues e të dëmshëm, që ua bën qytetarëve kjo Qeveri përverse!
Këta me vetëdije dhe qëllim përfitimi për atë kontrabandojnë energjinë në kurriz të qytetarëve, me taksat e tyre dhe ngritjen e çmimeve çdo muaj!

Si ka mundësi që Maqedonia e blen thëngjillin nga ne dhe e bart me maune atje, e prodhon rrymën dhe neve na shet rrymë!

Kur në fushata premton Kryeministri se do t’i rishikojë privatizimet e padrejta nga KPA, që jemi edhe ne dakord!

Por pse kjo qeveri nuk i ruan disa ndërmarrje publiko-private si energjinë, e ta rrit prodhimin me termocentrale të reja, mos të nxjerrë profite në emër të investimeve riparuese në këto fosile 70-vjeçare.
Kjo qeveri e prishi, para tre viteve, një kontratë edhe me humbje, pasi ishte e obliguar në prishje të kontratës të paguajë dëmshpërblim, me ç’rast humbën miliona kot!
Tash do të kishte filluar prodhimin ky termocentral!
Po ashtu refuzoi gazin nga Azerbajxhani të ofruar nga Amerika dhe dyqind milion dollarë investime!
Po të kishim gazin, tani do ta bënim TEC-in dhe do kishim rrymë të mjaftueshme!

Si ka mundësi që edhe pas 26 viteve çlirim ta kemi konsumin ma të madh se prodhimin, edhe pse e kemi thëngjillin tonë të mjaftueshëm!

A ka këshilltar ky Kryeministër ta sqarojnë që fuqizimi i shtetit bëhet me ndërmarrjet publiko-private.
Jo duke i lënë vetë të gjinden si të munden biznesmenët dhe populli.

Shteti duhet t’i ruajë si ndërmarrje publiko-private: Postën, rrymën, rrugët, hekurudhën, aeroportin, ujërat, ajrin (higjiena), doganat, kontrollin e çmimeve dhe balancimin import-eksportit, stimulimin e bizneseve vendore dhe subvencionet në bujqësi dhe punësim.

Të investohet në zhvillim dhe cilësi në arsim e shëndetësi, si dhe në zhvillimin e industrisë ushtarake e luftarake!
Ju, Kryeministër, deri ku e çoni popullin duke i rrit shpenzimet, ndërsa kurrë pa u rrit pagat; me vitra te fundi i vitit nuk mbahet as shpresa!
Premtimet nuk hahen, o Kryeministër!

Krijohet përshtypja se ky kryeministër ka aftësi makiaveliane me i mashtru sa herë të don këtë popull?!

Kurrë ma shumë nuk vërtetohet maksima, që viktima po u dashurojka në xhelatin!

Si duket populli ynë ka qenë kështu i mësuar ndër shekuj në pushtete të dhunshme!

Kthjellu, Kryeministër, se pushteti është i përkohshëm, jeta vazhdon edhe pastaj!

Si që po vazhdon pa shumë të tjerë, edhe pa ty jetohet!

Në qeverisjen tënde do të mbahet mend zbrazja e Kosovës, nga keqqeverisja dhe mungesa e mundësisë me jetu në Kosovë!

Nëse vazhdoni kështu, do të qeverisni shtet pa popull!!!

04-02-2026
Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Milaim Sylejmani

Milaim Sylejmani: ISLAMI SI MBUROJË ETNIKE E SHQIPTARËVE NË BALLKAN

Në historinë e trazuar të Ballkanit, përkatësia fetare nuk ka qenë kurrë thjesht një çështje …