Safet Gërxhaliu: Buxheti i shtetit është shndërruar në pronë private të partisë në pushtet

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka kritikuar ashpër ndarjen e 100 eurove për studentët nga qeveria në detyrë gjatë kohës së fushatës zgjedhore, duke e cilësuar këtë veprim si përdorim të buxhetit publik për qëllime politike. Kjo praktikë është dëshmi e mungesës së përgjegjësisë institucionale dhe se buxheti shtetëror është shndërruar në pronë private të partive politike që janë në pushtet. “Ajo që po e godet Kosovën është mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Në këtë kohë fushate po shihet qartë se buxheti i shtetit është më tepër në pronësi private të partive politike sesa të qytetarëve,” deklaroi Gërxhaliu. Ai theksoi se ndonëse Kosova ka nevojë për mbështetje për studentët dhe familjet në nevojë, ndarja e mjeteve në prag të zgjedhjeve përbën abuzim me fondet publike dhe manipulim elektoral. “Të ndodh diçka e tillë në kohë fushate është dëshmi se sa agresive është lufta për pushtet dhe jo për interes të qytetarëve. Studentët kanë dije më të lartë se 100 euro,” shtoi ai. Sipas Gërxhaliut, një praktikë e tillë është e papranueshme dhe duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë. Ai ka kërkuar që prokuroria të hetojë keqpërdorimin e mundshëm të buxhetit të shtetit për përfitime politike.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në seanca

Gjykata e Hagës ka njoftuar se nuk ka vende për të gjithë të interesuarit për …