Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Kosova ka resurse të thëngjillit, por zgjedh të importojë energji elektrike

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka shprehur shqetësimin e tij për përdorimin e thëngjillit në Kosovë, duke thënë se vendi ka burime të bollshme të thëngjillit, por megjithatë vazhdon të importojë energji elektrike. Gërxhaliu e ka cilësuar këtë situatë si një model të keq, duke theksuar se Kosova po shkatërrohet ekonomikisht duke mos shfrytëzuar resurset e veta natyrore. Gërxhaliu ka kritikuar pasivitetin e institucioneve, duke vënë në dukje se, ndërsa disa grupe ambientalistësh kundërshtojnë ndërtimin e termocentraleve, thëngjilli vazhdon të eksportohet në Maqedoninë e Veriut, për të importuar pastaj energji elektrike nga ky vend. “A qenka e nevojshme që Kosova të shkatërrohet ekonomikisht?”, ka pyetur ai. Ai ka theksuar se problemi nuk është mbrojtja e mjedisit, por keqpërdorimi i buxhetit për ndërtimin e projekteve me standarde ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal në Shërbimin Korrektues: Mujka, Haxhiu dhe Dibrani kapen në përgjime duke e graduar militantin që s’e kaloi testin

Komunikimet e zbardhura nga dosja e Prokurorisë, të siguruara ekskluzivisht nga VOX Kosova, nxjerrin në …