Safet Gërxhaliu

Safet Gërxhaliu: Kosova përballë zgjedhjeve lokale: Ekonomia e qytetarëve në provë

Ish-kryetar i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu ka shkruar për krizën ekonomike. Sipas tij Kosova po përgatitet për zgjedhjet komunale në një sfond ekonomik të vështirë. Sipas Gërxhaliut, statistikat e rritjes ekonomike shpesh fshihen pas një realiteti të hidhur për qytetarët.
Inflacioni godet më të varfrit dhe shtresën e mesme, duke zvogëluar fuqinë blerëse. Bujqësia dhe industria mbeten të nënzhvilluara, ndërsa energjia dhe infrastruktura janë pasiguri për bizneset.
Sistemi financiar favorizon spekulimin, ndërsa investimet e huaja shpesh nuk sjellin punësim dhe teknologji. Të rinjtë largohen për shkak të mungesës së perspektivës dhe arsimi nuk siguron aftësi praktike. Komunat kanë rol kyç: mund të ndikojnë në urbanizim, tregje lokale, shërbime publike dhe transparencë. Zgjedhjet lokale, sipas Gërxhaliut, janë mundësi për të treguar se pushteti lokal mund të bëhet motor zhvillimi. Ai thekson se Kosova ka nevojë për ekonomi reale, jo vetëm statistika, që i japin qytetarit siguri dhe perspektivë.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Nura: Studentët nuk do të bien pre e 100 eurove të Kurtit – Qeveria po e përdor ndihmën për vota

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Jakup Nura, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të …