Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dëmtuan edhe kompanitë evropiane

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës nuk kanë pasur pasoja negative vetëm për ekonominë dhe institucionet vendore, por edhe për kompanitë dhe konsorciumet evropiane që veprojnë në Kosovë. Ai theksoi se projektet e financuara nga BE-ja kanë qenë tradicionalisht përfitim i dyanshëm, pasi një pjesë e konsiderueshme e fondeve të ndara për Kosovën rikthehen në vendet e BE-së përmes kompanive zbatuese, përfshirë konsulencën, projektimin, monitorimin dhe shpenzimet operative. Sipas Gërxhaliut, pezullimi dhe ngadalësimi i projekteve ka krijuar një efekt zinxhir negativ, duke shkaktuar ndërprerje bashkëpunimesh, rritje të kostove dhe humbje të mundësive për partnerët evropianë. Ai vlerëson se masat kanë dëmtuar zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, besueshmërinë e angazhimit evropian dhe imazhin ndërkombëtar të vendit, duke ndikuar negativisht edhe në investimet e huaja.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj për mërgimtarët: Ardhja juaj bashkon zemrat dhe ruan traditat

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur mërgimtarët që …