Sala Berisha Shala: Disa fjalë në prag të hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore

Të dashur qytetarë,
Një nga arritjet më të mëdha të Kosovës pas çlirimit është përcaktimi si shtet demokratik. Kjo është një arritje që duhet kultivuar e ruajtur çdo ditë, në mënyrën si flasim dhe se si sillemi me njëri-tjetrin.
Këtë shkrim po e sjell duke marrë shkas nga keqkuptimi i thellë i nocionit të “lirisë së shprehjes”.
Liria e shprehjes, nuk është leje për gjuhë të ulët, përçarje apo fyerje. Demokracia nuk ndërtohet me zhurmë, por me përgjegjësi dhe respekt.
Shmangia nga këto vlera apo keqkuptimi i tyre ka kriju një llum të neveritshëm.
Demokracia ofron mundësinë për të dalë nga çdo llum: qoftë nga ndotja morale, qoftë nga gjuha toksike që po helmon shoqërinë tonë.
Sot, më shumë se çdo gjë tjetër, vendin është duke dëmtu një klimë komunikimi e helmuar, duke nxitur dhe ushqyer “trima të tastierës”, të cilët mbjellin përçarje dhe tension.
Qytetarët kanë nevojë për një ambient të pastër komunikimi, po aq sa për ajër të pastër.
Zgjedhjet janë momenti i duhur për ta pastruar këtë klimë. Kjo bëhet duke mbështetur njerëzit e mirë që gjenden në secilin subjekt politik, ata që ofrojnë alternativa bashkëpunimi dhe zhvillimi përmes kulturës demokratike.
Kjo është një mundësi për ta rikthyer normalitetin në komunikim dhe për t’i dhënë vendit një hapësirë më të qetë dhe më dinjitoze.
Forca e vërtetë e Kosovës ka qenë gjithmonë qytetari, ai që kërkon respekt, zhvillim dhe dinjitet.
Le të mbizotërojë zëri i maturisë, e jo ai i zhurmës.
Zgjedhja është në duart tona.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, denoncon me forcë emërtimin Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria, denoncon me forcë emërtimin Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Iso-Polifonisë

-Z. ministër Blendi Gonxhja, ky emërtim fyen historinë, prejardhjen, bartësit  dhe gjithë popullin që dashuron …