Sala Berisha Shala: Në cilindo dimension ta vështrosh, Ahmet Qeriqi mbetet një personalitet i rrallë

Në një akademi përkujtimore sot u kujtua dhe u nderua figura e veprimtarit Ahmet Qeriqi, si dhe u promovuan dy romanet e tij me titull “ Vegimtari” dhe “Saga e Malmirit”
Në cilindo dimension ta vështrosh, Ahmet Qeriqi mbetet një personalitet i rrallë: veprimtar i palodhur, i burgosur politik, ushtar i luftës çlirimtare dhe drejtor i Radios Kosova e Lirë gjatë luftës dhe mbas çlirimit vazhdoj ta mbaj gjallë frymën atdhetare çlirimtare përmes valëve të radios si askush tjetër, duke kultivu dashurinë për atdheun përmes nderimit dhe kujtimit të dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së!
Personalitete me dimension kaq poliedrik, si prof. Ahmet Qeriqi, janë të rralla dhe mbeten shembull për përkushtimin ndaj çështjes kombëtare dhe lirisë.
Sot ai u kujtua dhe u nderua në një datë historike, siç është 7 Marsi – Dita e Mësuesit dhe Nata e zjarreve të Epopesë së UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mahmut Ferati: Ahmet Qeriqi- ka lënë një bagazh të madh në krijimtarinë e tij shumëdimenzionale

Sot, në “Pallatin e Rinisë” – Prishtinë, Akademi në përvjetorin e ndarjes nga jeta të …