Sali Onuzi: Shtrembërimi i historisë shqiptare në dokumentarin rus dhe e vërteta e heshtur për krimet ballkanike

Para dy ditësh, kanali rus “Historia dhe moderniteti” publikoi në YouTube një dokumentar të titulluar “Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore”. Herë pas here do të ndalemi për të folur mbi këtë dokumentar, duke vënë në dukje shtrembërimet që ai i bën historisë shqiptare.

Sot, do të ndalemi pak te fitorja e pavarësisë, e cila sipas tyre qenkej fituar jo duke luftuar për t’u çliruar nga turqit, por duke luftuar kundër “çlirimtarëve” të tyre ballkanas.

Kjo, siç dihet, është një shtrembërim flagrant. Shqiptarët, që nga Lidhja e Prizrenit, kishin bërë kryengritje të njëpasnjëshme kundër sundimit osman – madje edhe më herët kishin luftuar së bashku me grekët dhe serbët në kryengritjet e tyre, me të cilat ata fituan pavarësinë. Shqiptarët kishin shpresuar se edhe ata do të mbështeteshin në rrugën e tyre drejt çlirimit. Por, kur shqiptarët u ngritën në kryengritjet e mëdha kundër pushtetit të Turqve të Rinj, monarkitë ballkanike krijuan një aleancë të fshehtë për të sulmuar dhe pushtuar tokat shqiptare.

Ata shpërthyen Luftën e Parë dhe të Dytë Ballkanike pikërisht me këtë synim. Ushtritë serbe dhe greke erdhën si pushtues dhe kryen krime të tmerrshme kundër shqiptarëve. Në këtë situatë, ishte krejtësisht e natyrshme që shqiptarët të luftonin – ashtu siç edhe luftuan – për të mbrojtur jetët dhe atdheun e tyre, dhe jo për të mbrojtur pushtetin osman.

Dokumentari fsheh krimet e ushtrive të fqinjëve tanë dhe akuzon popullin shqiptar në mënyrë të poshtër, duke dëshmuar se pushtimi i sotëm i Ukrainës nuk është rastësi, por pjesë e një doktrine historike pushtimesh ruso-serbe, e ndërtuar dhe dëshmuar në shekuj.

Le të hapin shkrimet e korespondentit të gazetës ukrainase “Kievski Mysl”, të tetorit 1912, të Leon Trockit, dhe do të shohin se ç’tmerr kanë bërë serbët në Kosovë dhe Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahim Bektashi: 26 vjetori i Operacionit ” Shigjeta”

Të nderuara dhe shumë të respektuara familje të dëshmorëve-heronjve të kombit nga Kosova, Shqipëria, Ilirida …