leoni

Sami Lushtaku, kandidat i PDK-së për kryetar të komunës së Skenderajt

Sami Lushtaku ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Ai ka bërë të ditur se kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë e ka mbështetur në mënyrë unanime atë.

Lushtaku ka thënë se kandidatura e tij vjen edhe si rezultat i padrejtësive që janë bërë ndaj tij në të kaluarën, ku ka përmendur mbajtjen 4 vite e gjysmë burgim gjatë viteve 2013-2017, proces nga i cili në fund është shpallur i pafajshëm. Po ashtu, Lushtaku ka përmendur edhe moslejimin e kandidaturës së tij në zgjedhjet lokale të vitit 2021 nga KQZ, siç ka thënë ai ‘‘për shkak të presioneve politike nga eksponentë të pushtetit aktual i cili tashmë është në shkuarje’’.

‘‘Unë i kam borxh të përjetshëm Skenderajt, qytetarëve të tij dhe çdo njeriu që e ka në zemër Drenicën. Kandidimi im është thirrje për bashkim, për zhvillim, për drejtësi dhe për dinjitetin e Skenderajt. Skenderaj do të bëhet çdo vit më i zhvilluar, me punë, me projekte dhe me udhëheqje të drejtë për të gjithë kurse programin e plotë do ta paraqes gjatë javëve të ardhshme’’, ka shkruar ai.

Një falënderim i veçantë shkon për kryetarin aktual të komunës, Fadil Nura, për punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe.

Duke qenë mirënjohës përjetë për besimin dhe mbështetjen tuaj ndaj meje dhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, do të jemi bashkë si gjithmonë në çdo proces!

Faleminderit përjetësisht! ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari I Degës së PDK-së dhe nënkryetar aktual i komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti u prit në takim nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim në zyrat e …