Sami Lushtaku: Ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një momentum të ri i cili e fuqizon partinë

Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, nga pozita e kryetarit të PDK-së, ka falënderuar për angazhimin dhe lidershipin e tij.

Lushtaku në një postim në Facebook, ka shkruar:

Në emër tim dhe të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës në Skënderaj, shpreh falënderimin dhe respektin më të lartë për punën, angazhimin dhe lidershipin e treguar nga kryetari i deritanishëm i PDK-së, Memli Krasniqi.

PDK është parti shtetformuese dhe shtetndërtuese, e cila ka vizion të qartë për zhvillimin e vendit prandaj ky vendim i dorëheqjes le të shënojë një momentum të ri i cili e fuqizon, e rritë dhe e unifikon edhe më tepër PDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Faleminderit pa fund, Vitia ime!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes një postimi në facebook ka falënderuar …