Më 17 nëntor zgjedhet kryetari i ri i PDK-së

Memli Krasniqi pasi njoftoi për dorëheqjen e tij, deklaroi se më 17 nëntor pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.

“Sot kam thirrur edhe Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë. E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara”, deklaroi ai.

Në pyetjen nëse Bedri Hamza do të jetë pasardhësi i tij, Krasniqi është përgjigjur, se nëse Hamza kandidon për këtë post, do ta ketë mbështetjen e tij të plotë.

“Jam i bindur që kandidati i PDK-së për kryeministër duhet të jetë Bedri Hamza, sepse jam i bindur që do të ishte kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova. Nëse ai kandidon për kryetar, e ka mbështetjen time të plotë”, tha Krasniqi në konferencën për media.

Ndër të tjera, Krasniqi ka theksuar se gjithmonë ka qenë i sinqertë dhe i drejtpërdrejt, duke thënë se vendimin për dorëheqje ndoshta do ta merrte më herët sikur të kishte stabilitet institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Apeli vulos aktakuzën për korrupsion ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën për korrupsion ndaj kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidro-Ekonomike “Ibër-Lepenc”, …