Sami Lushtaku

Sami Lushtaku përkrah iniciativën e Veselit për pastrimin e listave të veteranëve

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka përkrahur idenë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, i cili të dielën ka paralajmëruar një komision hetimor për të hetuar listat e veteranëve të luftës. Lushtaku ka deklaruar se po e pret me padurim formimin e këtij komisioni duke u shprehur se ky është gëzimi më i madh i tij që nga çlirimi i Kosovës.

Ai ka deklaruar se reputacioni i ushtrisë  tonë çlirimtare nuk zbehet asnjëherë pavarësisht sulmeve të atyre njerëzve që tërë jetën kanë punuar kundër vlerave të luftës dhe UÇK-në. Madje, ai ka ftuar edhe bartësit tjerë të luftës por edhe partitë politike që ta përkrahin iniciativën e Veselit për të hetuar listat e veteranëve. Sami Lushtaku ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare Kosovës për Zonën e Drenicës ndërsa pas luftës ka mbajtur postin e kryetarit të Skenderajt për disa mandate.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …