Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm të garojë për postin e kryetarit të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet e ardhshme lokale. Lushtaku theksoi se ende nuk ka asgjë zyrtare, por gatishmëria e tij për rikthim në udhëheqje mbetet e plotë. “Kur të dalim zyrtarisht, do ta kuptoni. Njëherë nuk ka asgjë zyrtare. Jam i gatshëm t’i hyj garës nëse partia është e pajtimit”, deklaroi ai. Lushtaku, një figurë e njohur brenda Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetar i Skenderajt për disa mandate, konsiderohet ende me ndikim të madh politik në këtë komunë dhe në rajonin e Drenicës. Kandidimi i mundshëm i tij pritet të ndikojë ndjeshëm në garën lokale, veçanërisht nëse PDK vendos ta mbështesë zyrtarisht.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …