Kandidati për kryetar të komunës së Skënderajt, nga radhët e PDK-së, z, Sami Lushtaku përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka njoftuar se të premtën me 19 shtator nga ora 18.00 në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, PDK mbanë tubimin madhështor të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Sipas Lushtakut, me vizion të qartë, me program të fuqishëm dhe me një ekip të përkushtuar, e nisim rrugën drejt zhvillimit dhe fitores së madhe më 12 tetor.
Në këtë rrugëtim vazhdojmë projektet e mira të realizuara deri më tani, por edhe hapim horizonte të reja për të ardhmen e Skenderajt, sepse qyteti ynë meriton edhe shumë punë dhe projekte të reja, ka shkruar në facebook, kandidati për kryetar të Skënderajt nga radhët e PDK-së, z. Sami Lushtaku.