Samiti BE–Ballkani Perëndimor mbahet sot, Edi Rama niset drejt Brukselit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nisur pasditen e së martës drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në samitiin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Takimi pritet të fokusohet në gjetjet më të fundit të Paketës së Zgjerimit 2025, si dhe në perspektivën evropiane të vendeve të rajonit. Një ndër temat kryesore të diskutimit do të jetë edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me vlerë 6 miliardë euro, i cili synon përshpejtimin e reformave dhe zhvillimit ekonomik në rajon, raporton Euronews Albania. Në këtë samit do të marrë pjesë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka konfirmuar ftesën e dërguar nga përfaqësuesit evropianë. Samiti konsiderohet i rëndësishëm për forcimin e dialogut politik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …