leoni

Samiti i madh i NATO-s pritet të mbahet në Uashington nga data 9 deri më 11 korrik, pasi Aleanca nuk do konfrontim me Rusinë

Samiti i madh i NATO-s  pritet  të mbahet në Uashington nga data 9 deri më 11 korrik. Njëra prej çështjeve kryesore për të cilën do të flitet gjatë këtij samiti është formulimi në deklaratën përfundimtare në lidhje me gjasat e Ukrainës për anëtarësim në NATO. Përpilimi i këtij dokument, i cili përbëhet zakonisht nga disa faqe, është duke ndodhur tash e disa javë në zyrat qendrore të NATO-s në Bruksel. Por, mospajtimet kryesore kanë të bëjnë me mënyrën e saktë të përshkrimit të gjasave të Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës. Ukraina nuk do të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s tash, kjo është shumë e qartë. NATO-ja ka qenë e prerë se Ukraina nuk mund t’i bashkohet asaj derisa lufta është duke vazhduar, sepse vendet anëtare nuk duan të zhyten në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …