Deputetja nga radhët e partisë Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka theksuar se mosvotimi i opozitës në 39 seanca është shkelje kushtetuese. Ajo ka shtuar më tutje se kjo qasje bllokon procesin ligjor dhe cenon përgjegjësinë e përbashkët për funksionimin e institucioneve. “Është tepër e qartë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e dëshmon të njëjtën, ku si deputet je i obliguar të votosh, për, kundër apo abstenim. Janë 39 seanca ku nuk kanë marrë pjesë fare në votim dhe kjo është shkelje kushtetuese. Është një rend i ditës ku, në lidhje me konstituimin e Kuvendit, të jepen dy opsione për votim, është proceduar në votim të mbyllur, këta refuzojnë të votojnë dhe kjo është shkelje kushtetuese” ka theksuar deputetja, Saranda Bogujevci.
