Save the Children

Save the Children sot bën lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale

Save the Children ka kënaqësinë të ju ftojë në lansimin e nën-granteve të financuara nga BE për tridhjetë organizata lokale të cilat do implementojnë projekte për ofrimin e shërbimeve sociale për grupet e cënueshme në Kosovë, në përgjigje të Covid-19 më 18 gusht 2021, nga ora 10:00 – 11:30 në SOS Fshatrat e Fëmijëve, rr. 1 Tetori, Velani, Prishtinë.

Përmes nën-granteve, të ofruara në kuadër të projektit “Fuqizimi i ofrimit të shërbimeve sociale për grupet më të cënueshme në Kosovë, si përgjigje ndaj Covid-19”, organizatat do ofrojnë shërbime të domosdoshme, të kualitetit të lartë për fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët dhe të rriturit në nevojë dhe në rrezik të përjashtimit social, si dhe për viktimat e dhunës dhe trafikimit.

Në këtë event do të jetë pjesëmarrës z. Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së dhe z. Ilir Kapiti, Zëvendësministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit, Ekrem Kastrati udhëheqja e komunës së Mejrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …