Sazan Ibrahimi: Ligji i ri për tatimin në pronë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, i godet edhe bizneset e mesme dhe të mëdha

Sazan Ibrahimi: Komunat në rrezik financiar për shkak të moszbatimit të vendimeve kushtetuese

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur alarmin për një krizë të mundshme financiare në komunat e vendit, si pasojë e moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga legjislatura e kaluar. Sipas Ibrahimit, Kuvendi ka dështuar të përmbushë obligimin për ndryshimin e nenit 6, paragrafi 6 të Ligjit për Pagat, të shpallur jokushtetues.  Për shkak të kësaj papërgjegjshmërie, disa komuna tashmë janë përballur me vendime gjyqësore që i obligojnë për kompensime financiare ndaj nëpunësve civilë.
Ibrahimi paralajmëron se ky dëm i shkaktuar është vetëm një pjesë e barrës, pasi komunat janë gjithashtu të ngarkuara me koston e lartë të zbatimit të kontratës kolektive, e cila tejkalon 140 milionë euro. Ai thekson se kjo situatë po rrezikon seriozisht stabilitetin financiar dhe aftësinë e komunave për të ofruar shërbime dhe për të realizuar projekte zhvillimore.
AKK kërkon veprim urgjent dhe qasje të koordinuar institucionale për të shmangur kolapsin buxhetor në pushtetin lokal.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Pjesëmarrja e FSK-së në “Defender Europe 2025” na bën krenarë të gjithëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar Forcën e Sigurisë së …