Sazan Ibrahimi

Sazan Ibrahimi: Nuk ka ndonjë argument shkencor që ka arritur në përfundim se ora policore mbron nga infektimi

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka deklaruar se ora policore si masë anti-COVID nuk është duke dhënë rezultat. Kryetari i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi thotë se ora policore nuk është një zgjidhje dhe se nuk është duke dhënë një rezultat qysh kur kanë qenë rastet e pakta me të infektuar. Orë policore ka pas edhe kur kanë qenë 3-4 raste me virus dhe e njëjtë po vazhdon edhe me 3-4 mijë rast  sa janë përhapur   tani. Kjo lë për të kuptuar se ora policore nuk është ndonjë zgjidhje dhe nuk ka ndonjë argument shkencor që ka arritur në përfundim  se ora policore  mbron nga infektimi. Vaksinimi është i vetmi mjet dhe e vetmja armë që parandalon përhapjen e virusit, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …