Shkollë

SBASHK-u: Jemi kundër mësimit online, por se do të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së nëse vendoset ashtu

Sot rreth orës 15:00 pritet të mbahet një takim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, mes përfaqësuesve të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të zyrës së Kryeministrit, përfaqësues të drejtorive komunale si dhe të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ku pritet të diskutohet për situatën pandemike me COVID-19, në nivel të Kosovës në sektorin e arsimit. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar se janë kundër mësimit online, por se do të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë nëse vendoset për të kaluar në mësim nga distanca.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …