Së shpejti bëhet hapja e Asamblesë Rinore në Suharekë

Tre deputetë nga Suharekë që janë në Kuvendin e të Rinjve të Kosovës (KRK), Shqipron Gallapeni, Pranvera Musaj dhe Besart Kolgeci, kanë takuar  sot kryetarin e Komunës së Suharekës z.Sali Asllanaj, me të cilin kanë biseduar për hapjen e Asamblesë Rinore në Suharekë.  Ata nga kryetari kanë kërkuar mbështetje në këtë punë edhe gjatë mbajtjes së seancës së parë  edhe gjatë seancave tjera, për çka kryetari Asllanaj ka shpreh gatishmërinë e ndihmës dhe i ka uruar ata.  Asambleja Rinore në Suharekë, do të ketë 27 anëtarë ndërsa mosha që lejohet për të qenë pjesë e kësaj Asambleje është prej 18-26 vjet.

Ndryshe, Kuvendi i të Rinjve të Kosovës (KRK),  synon që të hap Asambletë Rinore në të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa deri tash janë hapur 12 degë, u tha në këtë takim.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …