Së shpejti funksionalizohet trafo e re te Xhamia qytetit, përfitojnë rreth 500 konsumatorë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtorin regjional të KEDS-it, Emin Emini, sot kanë vizituar punimet të cilat janë në përfundim për vendosjen e transformatorit të ri elektrik afër Xhamisë së qytetit në Viti.

Kryetari Haliti dhe drejtori Emini, theksuan se ky investim do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike për banorët e zonës. Ndërsa nga ky projekt përfitojnë rreth 500 konsumatorë, përfshirë familjarë dhe biznese lokale.

Instalimi i transformatorit është pjesë e një nisme më të gjerë për modernizimin e rrjetit elektrik dhe garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe cilësor.

Banorët dhe përfaqësues të bizneseve shprehën kënaqësinë e tyre për këtë zhvillim, duke theksuar se mungesa e një transformatori të ri elektrik dhe tensioni i duhur, kishin qenë problem prej vitesh, për këtë pjesë të qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Ta mbajmë gjallë e ta forcojmë LIDHJEN!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në një postim të tij në facebook, …