leoni

Së shpejti lëshohet uji i pijes në 5 fshatra dhe kalojnë nën menaxhim të Kompanisë  Hidromorava

Me qëllim të harmonizimit për marrëveshjen që parasheh kalimin nën menaxhim të ujit të pijes në kompaninë e ujërave “Hidromorava”, për 5 fshatra të komunës së Vitisë, si dhe për shqyrtimin e finalizimit të punëve të rrjeteve të ujësjellësit nëpër disa fshatra, sot kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim drejtorin regjional të kompanisë së ujërave “Hidromorava”, Muhamet Suliqi dhe Astrit Vokshin nga CDI.

Temë bisede ishte përgatitjet për lëshimin e ujit të pijes në fshatrat Sadovinë e Çerkezëve, Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme,  Sadovinë e Jerlive dhe Tërstenik, si dhe për mënyrën që kjo të kaloj nën menaxhim të Hidromoravës, për çka edhe u dakorduan që të kryhen gjitha procedurat e nevojshme dhe pas dy javësh, në mënyrë ceremoniale, të bëhet nënshkrimi i kalimit të menaxhimit. Ky projekt, u realizua nga të hyrat vetanake të Komunës së Vitisë dhe në mbështetje të Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, si dhe Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …