Kuvendi i Kosoves

Seanca konstituive e Kuvendit shtyhet për 27 korrik sepse deputetët janë në pushime jashtë vendit

Jo zyrtarisht bëhet se gjatë kësaj  javë nuk do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit dhe votimit të Qeverisë së re, ashtu sikur ishte paralajmëruar, për shkak se 40 deputetë ndodhen në pushime jashtë Kosovës. Parashihet që seanca do të mund të thirrej  për  27 korrik, nëse ndërkohë deputetë konfirmojnë se do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, ditën kur pritet të mbahet seanca konstituive.  Edhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj dhe anëtar i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, kanë lënë të kuptohet se seanca pritet të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …