Kryekuvendari Veseli

Seanca plenare e radhës mbahet me 24 mars

Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që me 24 mars, me fillim nga ora 10:00, të mbajë seancën plenare të radhës. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, krye-kuvendari Kadri Veseli ka thënë se pret që kësaj radhe të emërohen anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik. Duke folur mbi mos-pjesëmarrjen e përfaqësuesve opozitarë në mbledhjen e Kryesisë, ai ka thënë se së shpejti do t’i bëjnë një ftesë serioze opozitës. Kryekuvendari Veseli shprehu besimin se opozita do të pranojë këtë ofertë, duke mos treguar se cila do të jetë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Jashari: Beteja e Gllogjanit dhe ndërhyrja e NATO-s, janë themelet e lirisë së Kosovës

Bekim Jashari ka përkujtuar 28-vjetorin e Betejën e Gllogjanit, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj …