leoni

Sejdiu: Nuk janë respektuar rregullat statutare që ka Lidhja Demokratike e Kosovës

Duke folur për Kuvendin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryetari i saj, Fatmir Sejdiu ka thënë se nuk janë duke u respektuar rregullat statutare që ka LDK-ja. “Po bëhen dy vjet në verë që LDK’ja ka pasur një proces zgjedhor, ka zgjedhur kryetarin e saj, dhe nuk ka lejuar një proces të votimit të fshehtë të kandidatëve, kjo nga frika e rezultatit për votat e fshehta. Ne kemi statusin që ia ka zënë frymën LDK’së dhe e ka degjeneruar, sidomos në proceset zgjedhore. Kanë dërguar lista kush do të jetë delegatë nëndege dhe në Kuvend. LDK’ja ecjen e saj do të duhej ta zhvillonte në bazë të një procesi zgjedhor fer që do të zhvillohej, ka deklaruar mes tjerash, ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si …